Tuesday, April 14, 2026
spot_img
HomeLajme“Zgjedhja e Presidentit i duket e parëndësishme VV-së” (VIDEO)

“Zgjedhja e Presidentit i duket e parëndësishme VV-së” (VIDEO)

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ka thënë se çështja e presidentit, nëse duan palët, mund të zgjidhet për 24 orë “po ta duan atdheun e shtetin”.

Megjithatë, ai tha se po i duket sikur Lëvizjes Vetëvendosje po i duket e parëndësishme çështja e zgjedhjes së presidentit.

“Me sa e kam kuptu, VV nuk ka kërkuar prej PDK-së se çfarë të bëjë më tutje. Ku e di unë si kanë shkuar rrjedhat brenda subjektit. Me sa e kam parë unë, ata kanë qenë jashtë nëpër takime… Zgjedhja e Presidentit, me aq kuptoj, Vetëvendosjes i duket e parëndësishme sepse është e mjaftueshme në këtë garë e vetme, dhe kërkon po ashtu në një moment të caktuar në fund ta shohë rezultatin, sikurse e kishim me zgjedhjen e kryeparlamentarit”.

“Megjithatë, PDK-ja duhet të dalë me një emër e të thotë se ky është kandidati ynë”, tha Hasani.

Ai tha se LVV-ja duket se është në stres.

Ndiqeni deklarimin e tij:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT