Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizZgjatja e procesit në Hagë, Mujku: Edhe Charls Smith e kishte harruar...

Zgjatja e procesit në Hagë, Mujku: Edhe Charls Smith e kishte harruar datën kur ka nisur (VIDEO)

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku sonte në emisionin “Rubikon” ka folur në lidhje me zgjatjen e procesit në Hagë.

Ajo u shpreh se aq shumë ka zgjatur ky proces, sa sipas saj, edhe  kryegjyqtari Charls Smith e kishte harruar datën e nisjes së tij, përcjell Klankosova.tv.

“Prilli i vitit 2025 është folur në gjykatoren e Speciales qysh para një viti, se do të jetë fundi i këtij procesi. Madje, kanë qenë këshillat e vet kryetares së gjykatës, Ekaterina Trendafilova që të hiqen dëshmitarët që potencialisht dëshmojnë për fakte apo ngjarje të natyrës së njëjtë dhe prej 4 prillit deri më 15 prill kur përfundon gjithë dosja e prokurorisë që ka nisur prej 3 prillit, zyrtarisht gjykimi në vitin 2023, t’i dorëzojë edhe materialet e tjera jogojore, provat që i ka e kështu me radhë”.

“Ishte shumë interesant gjatë ditës së djeshme që edhe vet kryegjyqtari Charls Smith e kishte harruar datën kur ka nisur ky proces, aq moti ka nisur edhe pse është shumë intensiv dhe ka shumë dëshmitarë, tha se ka nisur më 15 prill”, u shpreh tutje Mujku.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT