Sunday, June 21, 2026
spot_img
HomeLajmeZeqiri: Kriza politike në Kosovë është e vetëshkaktuar, rezultat i kryeneçësisë politike...

Zeqiri: Kriza politike në Kosovë është e vetëshkaktuar, rezultat i kryeneçësisë politike (VIDEO)

Analisti Adrian Zeqiri ka vlerësuar se kriza aktuale politike në Kosovë është tërësisht e vetëshkaktuar dhe nuk vjen si rezultat i faktorëve të jashtëm.

Duke folur në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Zeqiri tha se bllokada politike është pasojë e kryeneçësisë së partive politike dhe e mungesës së kulturës demokratike për ndërtimin e koalicioneve qeverisëse.

“Po mendoj se është e vetëkuptueshme, kriza është e vetëshkaktuar në Kosovë. Nuk është rezultat i ndonjë force nga jashtë, është kryekëput çështje e kryeneçësisë politike dhe, natyrisht, në një kontinent evropian ku koalicionet qeverisëse janë ABC-ja e veprimit politik të çdo partie politike, me ardhë në një vend ku nuk mund të bëhet një koalicion qeverisës, kjo tregon për një mungesë të thellë të kulturës demokratike dhe të kuptimit të demokracisë dhe qeverisjes së mirë”, deklaroi ai.

Ai theksoi se nuk mund të ketë qeverisje të mirë nëse një parti politike nuk është në gjendje të krijojë konsensusin minimal të nevojshëm për formimin e institucioneve.

“Nuk ka qeverisje të mirë nëse një parti politike është e paaftë që të krijojë edhe minimumin e një konsensusi për krijimin e një koalicioni qeverisës. Bashkëqeverisja me parti të ndryshme, me parti që kanë programe të ndryshme, është çështja më normale që mund të ndodhë në një demokraci të maturuar, tha Zeqiri./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT