Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lulzim Zeneli në Edicionin Special në Klan Kosova tha se me LDK-në në pushtet, Kosova do të kthehet në rrugën e duhur.
Ai potencoi se partia e tij ka impakte pozitive në terren.
“Duke e ditur potencialin kadrovik që posedon Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe qytetarët e Kosovës presin një rezultat shumë më të madh në këto zgjedhje për vetë faktin se programi i LDK-së është i konceptuar në krejt mundësitë potenciale që ka Kosova të cilat për fat të keq në këto vitet e fundit i ka humb shumë mundësi të cilat Kosovën do ta orientonin në projekte zhvillimore”, ka thënë Zeneli.
Zeneli poashtu tha se që qytetarët e Kosovës janë të ngopur dhe të lodhur nga përçarjet dhe nga konfliktet politike.


