Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se moskonstitumi i Kuvendit e ka vetëm një emër, “puç kushtetues”.
Hoxhaj ka ngritur shqetësime në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku deklaroi se që nga 7 dhe 8 gushti, sipas tij, themelet e shtetit janë rrënuar.
“Ka vetëm një emër: puç kushtetues”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj poashtu u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme të organizuar nga Komunat dhe marshit për drejtësi më 12 shtator.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


