Sunday, September 13, 2026
spot_img
HomeLajmeLushaku-Sadriu: Kjo është dëshmi se kur ka vullnet politik, bëhen institucionet

Lushaku-Sadriu: Kjo është dëshmi se kur ka vullnet politik, bëhen institucionet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës është dëshmi se me vullnet politik mund të funksionojnë dhe të ndërtohen institucionet e vendit.

Ajo tha se pas ndryshimit të qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja iu bashkua seancës konstituive, ku kandidati i saj, Kujtim Shala, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit.

“Kjo është një dëshmi kur vullneti politik edhe kur ushtrimi i demokracisë bëhet më i lehtë, bëhen institucionet. Do të thotë, po shihet që vetëm mungesa e vullnetit politik të grupit të parë parlamentar ka bërë që të ketë vonesa deri ditën e sotme”, tha Lushaku Sadriu.

Ajo kujtoi se LDK-ja në seancën e kaluar kishte kërkuar që partive politike t’u njihej e drejta për të propozuar kandidatët e tyre për nënkryetarë.

“Ne në seancën e fundit u kemi bërë thirrje që t’ua njohin të drejtën partive politike për propozimin e emrave për nënkryetarë të tyre dhe vetëm pas ndërrimit të qëndrimit të tyre ne erdhëm dhe u bashkëngjitëm në seancë dhe u votua propozimi i kandidatit të LDK-së për nënkryetar, ashtu siç kemi propozuar ne dhe i dhamë institucione vendit”, deklaroi ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT