Thursday, August 27, 2026
spot_img
HomeShowbizZelensky publikoi pamjet të sulmit rus në trenin me pasagjerë

Zelensky publikoi pamjet të sulmit rus në trenin me pasagjerë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky publikoi një video që tregon pasojat e një sulmi rus ndaj një treni pasagjerësh.

Rusët me dronë sulmuan stacionin hekurudhor në Shostka, rajoni i Sumyt.


Në momentin e sulmit, në stacion ndodheshin punonjës të Ukrzaliznytsia-s.

Sipas autoriteteve ukrainase, sulmi ndodhi në një kohë kur kishte prani të konsiderueshme civilësh në zonë, çka e bën edhe më të rëndë këtë akt.

Pamjet e publikuara tregojnë dëme të mëdha materiale dhe skena kaotike pas shpërthimeve.

“Rusët nuk mund të mos e dinin se po shënjestronin civilë. Ky është terror që bota nuk ka të drejtë ta injorojë”, tha lideri ukrainas.

Të paktën 30 persona janë plagosur, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e shpëtimit dhe ndihmës në vendngjarje. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT