Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi dueli final ndaj Kristina Kuluhovës u ndërpre për shkak të lëndimit të kundërshtares.
Boksierja kosovare e nisi ndeshjen qetë dhe me kontroll, duke realizuar goditje të sakta, veçanërisht në kokë. Sadiku krijoi epërsi që në raundin e parë, ndërsa më pas meçi u ndërpre pasi Kuluhova pësoi lëndim në arkadë.
Pas vendimit për ndërprerjen e duelit, Sadiku u shpall fituese dhe ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë në këto Lojëra Mesdhetare.
Megjithatë, përfaqësuesja e Serbisë vendosi të mos paraqitej në podium gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve.
Donjeta Sadiku e pranoi me krenari medaljen e artë, ndërsa himni i Kosovës u dëgjua në Itali në praninë e shumë përkrahësve të saj që ndodheshin në palestër.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


