Tuesday, July 7, 2026
spot_img
HomeLajmeZelensky nënshkruan marrëveshje për dronë me Estoninë në samitin e NATO-s

Zelensky nënshkruan marrëveshje për dronë me Estoninë në samitin e NATO-s

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një marrëveshje për dronë me Estoninë gjatë samitit të NATO-s.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia ukrainase e lajmeve “Interfax”, ndërsa ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të Zelenskyt dhe kryeministrit të Estonisë, Kristen Michal.

Marrëveshja është pjesë e një serie takimesh dypalëshe që presidenti ukrainas po zhvillon me liderët e vendeve anëtare të NATO-s gjatë samitit, raporton Sky News, transmeton Sinjali.

Më herët, Zelensky kishte bërë të ditur se marrëveshjet e reja për dronë do të jenë ndër temat kryesore të rreth 20 takimeve të tij me udhëheqësit e aleancës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT