Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeShowbizZelensky i bën homazhe heronjve të Ukrainës në trevjetorin e luftës

Zelensky i bën homazhe heronjve të Ukrainës në trevjetorin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shënoi trevjetorin e luftës me një nderim për “heronjtë” e vendit.

Në një video të shpërndarë në X, Zelensky vlerësoi qëndrueshmërinë e ukrainasve, duke falënderuar ata që mbrojnë vendin dhe duke nderuar ata që kanë humbur jetën, transmeton Klankosova.tv.

“Tre vjet plot heroizëm”, tha ai, duke u zotuar të vazhdojë të luftojë.

Videoja, e shpërndarë nga Zelensky, ndërthur pamjet e ushtarëve ukrainas me imazhet e protestave, në një mesazh uniteti dhe qëndrueshmërie.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT