Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova ka folur rreth gazit amerikan në rajon.
Zeka tha se pranimi i gazit amerikan është çështje e rëndësisë strategjike për Kosovën, raporton klankosova.tv.
“Natyrisht që ndihmon në kompletimin e arkitekturës së furnizimit me energji, ndihmon në diversifikimin e plotë të të gjitha burimeve të energjisë që Kosova do duhej të kishte në përdorim, ashtu që pastaj të kishim siguri më të mirë të furnizimit me energji, gjë që se kemi sot. Kemi varësi të jashtëzakonshme edhe në importe, siç është thënë prej ekspertëve, shihet edhe prej raporteve të ndryshme qoftë Doganës, qoftë ZRRE, por mbi të gjitha është çështje e rëndësisë strategjike”, tha fillimisht ai.
Tutje, Zeka shtoi se gazi amerikan është kërkesë eksplicite e SHBA-së për Kosovën.
“Është kërkesë që vie në mënyrë eksplicite nga ana e aleatit më të rëndësishëm që Republika e Kosovës do duhej ta kishte”, tha Zeka.


