Një rast i rëndë i dhunës brenda familjes është raportuar në Mitrovicë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës 23:00, në rrugën “Tish Daia”, ndërsa i dyshuari është B.H.
Viktima, B.H, ka deklaruar në Polici se pas një mosmarrëveshjeje familjare situata ka eskaluar në dhunë.
Sipas deklaratës së saj, bashkëshorti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht në pjesë të ndryshme të trupit dhe e ka tërhequr për flokësh.
Si pasojë e sulmit të dyshuar, 45-vjeçarja ka pasur nevojë për trajtim mjekësor.
Rasti është trajtuar nga Policia, ndërsa 51-vjeçari është intervistuar lidhur me dyshimet e ngritura ndaj tij.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është marrë vendim që Bekim Hyseni të ndalohet për 48 orë.
Ndërkohë, për shkak të rrethanave të krijuara, viktima është dërguar në strehimore.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa procedurat hetimore po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


