Gazeta Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive lidhur me bastisjet që janë zhvilluar sot në Pejë, në kuadër të hetimeve për tentim-vrasjen ndaj një zyrtari policor më 29 janar 2025.
Sipas raportit shtesë të siguruar nga Sinjali, më 16 maj 2025, pas urdhrit të Gjykatës Themelore në Pejë (DKR.PP.Nr.8/25), njësitë e SRH dhe DRP-Pejë me përkrahje të NJRSH nga DRP-Gjilan dhe Gjakovë kanë kryer 8 bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve:
• Veton Kurmehaj (1985)
• Shkumbim Krasniqi (1988)
• Fisnik Lajqi (1990)
• Demokrat Lajqi (1990)
• Dardan Musaj (2000)
• Alton Sallabegolli (1998)
• Driton Kurbogaj (1984)
• Leotrim Hysenlekaj (1998)
• Ylli Musaj (2002)
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar:
• 19 fishekë 7.62 mm në dhomën e të dyshuarit nr. 9
• Antiplumb në dhomën e të dyshuarit nr. 6
• Pistoletë ngjyrë e zezë, një karikator dhe 7 fishekë, si dhe
• Pushkë “Liberty Arms” me 38 fishekë, të cilat rezultojnë me leje në emër të gjyshit të Leotrim Hysenlekajt.
Pas intervistimit në prani të avokatëve, të dyshuarit Ylli Musaj dhe Leotrim Hysenlekaj janë liruar në procedurë të rregullt, në konsultim me prokuroren e rastit. Ndërkohë hetimet për këtë rast të rëndë janë ende në zhvillim.
Sinjali do të vazhdojë të raportojë me transparencë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë ngjarje.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


