Kujdesi për shëndetin e trurit tuaj është thelbësor për mirëqenien fizike dhe mendore afatgjate. Përveç dietës, gjumit dhe stërvitjes, ndryshimet e vogla ditore mund të kenë një efekt të rëndësishëm në funksionin njohës, përqendrimin dhe disponimin e përgjithshëm. Psikologia e Harvardit Eva Glasrud ndau zakone të thjeshta por efektive që mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të trurit.
Reduktoni përdorimin e celularit
Përdorimi i tepërt i teknologjisë mund të dëmtojë vëmendjen dhe produktivitetin, pohon një psikolog. Kufizimi i kohës para ekranit përmirëson fokusin, redukton stresin dhe inkurajon të qenit i pranishëm në moment.
Kushtojini vëmendje qëndrimit të trupit tuaj
“Qëndrimi i mirë mbështet shëndetin e shtyllës kurrizore dhe përmirëson qarkullimin. Korrigjimi i vetëdijshëm i qëndrimit tuaj kur jeni ulur ose në këmbë forcon muskujt, rrit rrjedhjen e oksigjenit në tru dhe redukton lodhjen,” thekson Glasrud për YourTango.
Kthejini detyrat rutinë në një ushtrim të ndërgjegjes
“Gjatë kryerjes së detyrave rutinë si larja e enëve, përqendroni vëmendjen tuaj në lëvizjet, peshën e objekteve dhe ndjesinë e ujit në duart tuaja. Ky ushtrim i thjeshtë inkurajon praninë dhe qetëson mendjen”, shpjegon psikologia, raporton Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Bëni një ushtrim mbwshtetur pas murit
Ky ushtrim forcon kuadricepsin, përmirëson ekuilibrin dhe promovon stabilitetin e muskujve qendror. “Përveç përfitimeve fizike, përfshirja e këtyre ushtrimeve të shkurtra gjatë gjithë ditës mund të përmirësojë disiplinën mendore”, thotë psikologia.
Jini të vetëdijshëm për mënyrën se si lëvizni.
Glasrud këshillon: “Kur ecni, kushtojini vëmendje lëvizjeve të trupit tuaj – aktivizimin e muskujve, qëndrimin dhe mënyrën se si këmbët tuaja prekin tokën. Ecja e kujdesshme përmirëson koordinimin, zvogëlon tensionin në trup dhe forcon muskujt pa përpjekje shtesë.”
Duke praktikuar këto zakone të thjeshta, ne mund të përmirësojmë shëndetin e trurit, të rrisim qëndrueshmërinë mendore dhe të përmirësojmë cilësinë e jetës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


