Xhudistja kosovare Sidorela Dodaj, është renditur e 5-ta në Kupën Evropiane për Kadetë 2025, që u mbajt në Poreç të Kroacisë.
Ajo në rrethin e parë mposhti Teodora Teisanu nga Rumania, në xhiron e dytë mposhti Mira Vas nga Hungaria, njofton Federata e Xhudos së Kosovës transmeton Klankosova.tv
Xhudistja kosovare në xhiron e radhës mposhti Arabela Kostanjevecin nga Sllovenia, kurse në çerekfinale ajo mposhti me Ippon, Paula Findrik nga Kroacia.
Në gjysmëfinale ajo humbi nga Alexandra Chiron nga Moldavia.
Në luftën vendimtare për të bronztën, Sidorela Dodaj, u mposht nga Melody Grenier nga Kanada.
The post Xhudistja Dodaj renditet e 5-ta në Kupën Evropiane për Kadetë appeared first on Klan Kosova.


