Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmeXhaxhai i Afrim Bunjakut, Vjosa Osmanit: Kërkojmë të na prijsh sërish –...

Xhaxhai i Afrim Bunjakut, Vjosa Osmanit: Kërkojmë të na prijsh sërish – prapa na ke

Gani Bunjaku, xhaxhai i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut, i ka kërkuar ish-presidentes Vjosa Osmani, që t’i prijë sërish popullit.

Këto komente, ai i bëri derisa Osmani vizitoi familjen e Afrim Bunjakut, në ditën kur u shpall vendimi dënues ndaj tre serbëve për sulmin terrorist në Banjskë.

“Kërkojmë ne që ende me i pri, është kërkesa jonë. Dhe me shumë njerëz që rri, shpesh bisedojmë. Prapa na ke, me shpirt, me zemër e me mendje. Na nevojiten njerëz të tillë neve për me na çu përpara, duhet me qenë njerëz adekuatë nëpër pozicione të veta, për me shku mbarë e mirë”.

“Edhe me miqtë tanë, po mos t’ishte ti, gati na prishën valla. Po vallahi. Ke respekt në popull, po dihet edhe e kujna je”, i tha Ganiu, ish-presidentes Vjosa Osmani. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT