Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajme“Xhandarmëria me i rrah kundërshtarët”, Berisha: Krejt është populiste (VIDEO)

“Xhandarmëria me i rrah kundërshtarët”, Berisha: Krejt është populiste (VIDEO)

Kandidati për deputet nga Aleanca, Bekë Berisha i ftuar në emisionin e “Kosova Today” komentoi çështjet e sigurisë në vend.

Berisha tha se përdorimi i çështjeve të sigurisë është vetëm për të hequr vëmendjen e opinionit nga realiteti, raporton KlanKosova.tv.

“Nuk do Serbia të luftojë me ne, as ne nuk dojmë të luftojmë me Serbinë, krejt është propagandë për me çorientu opinionin”, tha Berisha.

Ndër të tjera, kandidati për deputet nga kjo parti foli edhe për idenë e krijimit të xhandarmërisë, duke e cilësuar atë si një qasje populiste.

Sipas tij, Policia e Kosovës është e trajnuar nga Amerika dhe funksionon mbi bazën e rregullave e ligjit, pa marrë urdhra politikë. Ai tha se përpjekjet për ta paraqitur xhandarmërinë si zgjidhje synojnë të krijojnë përshtypjen se pushteti do të ketë një mekanizëm për t’u përballur me kundërshtarët.

“Policia është e trajnuar prej Amerikës, dhe funksionin në bazë të rregullave, ata nuk marrin urdhra politikë, dhe këta (VV) mendojnë në hidhërim kanë thënë duam me nxjerr në opinion që ne e bëjmë xhandarmërinë e xhandarmëria pastaj shkon edhe i rreh krejt këta që na sulmojnë neve. Kjo krejt është populiste për me ushqy një pjesë, qat polin që po shajnë. I rrehin oligarkët dhe këtë pjesën tjetër”, deklaroi Berisha në Klan Kosova.

Ndiqni deklaratën:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT