Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeVuçiq: Do të jap dorëheqjen të dielën, por do të flas me...

Vuçiq: Do të jap dorëheqjen të dielën, por do të flas me Putinin para përfundimit të mandatit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga posti më 27 shtator, pas kthimit nga Nju-Jorku, ku po merr pjesë në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiç u tha gazetarëve në Nju-Jork se do t’i drejtohet publikut të dielën rreth orës 20:00, kur edhe do ta shpjegojë vendimin e tij.

“Do të jap dorëheqjen të dielën në mbrëmje. Mendoj se do të jetë rreth orës tetë të mbrëmjes. Do t’ju informoj dhe do të dëgjoni shpjegimin tim dhe gjithçka tjetër”, tha Vuçiç, sipas RTS-së.

Pas dorëheqjes, ai ka deklaruar se do të marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet parlamentare si qytetar i zakonshëm. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi janë caktuar për 25 tetor.

Ndërkohë, Vuçiç tha se para përfundimit të mandatit do të zhvillojë një bisedë me presidentin rus, Vladimir Putin. Sipas tij, në këtë bisedë do të diskutohen çështjet energjetike, situata rreth kompanisë serbe të naftës NIS dhe aktivitetet e Hekurudhave Ruse në Serbi.

Vuçiç gjithashtu tha se pret që brenda dy deri në tri ditësh të ketë më shumë informacion për zgjidhjen e çështjes së NIS-it, pas bisedimeve me Putinin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT