Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeVritet lideri i ISIS-it për Irakun e Sirinë, Abdullah al-RifaiSinjali

Vritet lideri i ISIS-it për Irakun e Sirinë, Abdullah al-RifaiSinjali

Udhëheqësi i ISIS-it për Irakun e Sirinë, Abdullah Maki Musleh al-Rifai, është vrarë.

Këtë lajm e dha të premten kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Forcat irakiane të sigurisë, bashkë me koalicionin e udhëhequr nga ShBA-ja që lufton kundër ISIS-it, e vranë Al-Rifain, i cili njihet edhe si Abu Khadija, shtoi kryeministri irakian.

Ish-udhëheqësi i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, e kishte shpallur kalifatin mbi një pjesë të konsiderueshme të Irakut e Sirisë më 2014 para se të vritej gjatë një operacioni të forcave special amerikane në pjesën veriperëndimore të Sirisë më 2019.

Komanda Qendrore e ShBA-së tha në korrikun e vitit të kaluar se ISIS-i ka qenë duke u përpjekur që të “rikonstituohet pas disa viteve të kapaciteteve në rënie”.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT