Ende nuk është dhënë me shkrim dënimi me burg të përjetshëm për Naim Murselin e Granit Plavën.
Aktgjykimi për këta, që u gjetën fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkë edhe me shokun e tyre Kushtrim Kokalla, të dënuar me 30 vjet burg, nuk u vendos në letër, raporton Klan Kosova.
E nga dita e shpalljes, kaluan 77 ditë.
Me këtë rast, ka kaluar edhe koha e paraparë me Kodin e Procedurës Penale, edhe për rastet e ndërlikuara, që jep më shumë se 30 ditë.
Nga gjykata deklaruan për Klanin që kjo punë është kah fundi.
Ish-gjyqtari Ahmet Rexhaj po vlerëson se ky rast, për shkak të ndjeshmërisë, është dashur të trajtohej me prioritet.
E kurdo që vendimi të jetë në letër, do të përfundojë në Apel. Kjo pasi avokatët e të gjitha palëve thanë se do të ankohen në shkallë të dytë.
Të dënuarit kundër burgut, e përfaqësi ligjor i familjes Ademaj vetëm do të apelojë vendimin për Kokallën.
Kronika më poshtë sjell detaje:


