Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeMosmarrëveshja për banesën çon nënë e bir në Polici – ajo denoncon...

Mosmarrëveshja për banesën çon nënë e bir në Polici – ajo denoncon presion psikologjik

Një mosmarrëveshje familjare rreth një banese ka përfunduar me përfshirjen e Policisë në Prishtinë, pasi një grua ka denoncuar djalin e saj për presion psikologjik.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar më 30 shtator, rreth orës 10:00, ndërsa incidenti kishte ndodhur më 27 shtator në rrugën “Ilaz Kodra”.

Viktima, F. R, ka deklaruar se jeton së bashku me djalin e saj, Sh. R, dhe se ky i fundit ushtron presion psikologjik ndaj saj lidhur me çështjen e një banese.

Sipas deklarimit të saj, situata përsëritet sidomos kur djali i saj është nën ndikimin e alkoolit.

Nga ana tjetër, i dyshuari ka deklaruar se mes tyre kishte pasur vetëm një mosmarrëveshje verbale dhe ka mohuar se kishte ushtruar dhunë fizike apo psikologjike ndaj nënës së tij.

Ai ka deklaruar gjithashtu se përplasja kishte ardhur pikërisht për shkak të banesës dhe se, nëse gjykata nxjerr vendim për lirimin e saj, ai do ta respektojë atë.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT