Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeVon der Leyen viziton objektin e ri të FShMN-së në Prishtinë, bashkëfinancuar...

Von der Leyen viziton objektin e ri të FShMN-së në Prishtinë, bashkëfinancuar me afro 12 milionë euro nga BE-ja – merr pjesë edhe Kurti dhe Përparim Rama

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vizituar sot objektin e ri të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore (FShMN) në Universitetin e Prishtinës.

Në ceremoninë inauguruese morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, objekti është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian me afro 12 milionë euro dhe pritet t’u shërbejë më shumë se 2,400 studentëve dhe pjesëtarëve të stafit akademik.

Gjatë vizitës, von der Leyen zhvilloi biseda me studentët për kërkimet shkencore, inovacionin dhe mundësitë për shkëmbime akademike ndërkombëtare, si dhe për synimet e tyre profesionale.

Objekti i ri përfshin hapësira moderne për mësimdhënie, kërkime shkencore dhe bashkëpunim në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore.

Në fund të ceremonisë, von der Leyen, së bashku me Kurtin dhe studentët e FShMN-së, zbuluan pllakën inauguruese të objektit të ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT