Saturday, June 27, 2026
spot_img
HomeLajmeVolkswagen në krizë ekonomike, 100 mijë punonjës drejt largimit

Volkswagen në krizë ekonomike, 100 mijë punonjës drejt largimit

Volkswagen po planifikon të intensifikojë ndjeshëm masat e kursimit, ku deri në 100,000 vende pune mund të shkurtohen në mbarë botën – dy herë më shumë se sa ishte parashikuar më herët, raportoi “Die Welt”, duke cituar burime të brendshme. Po ashtu, raportohet se katër uzina në Gjermani mund të mbyllen.

Planet thuhet se janë pjesë e “Vizionit 2030”, i cili është diskutuar nga bordi drejtues të mërkurën. Bordi mbikëqyrës i kompanisë, ku përfaqësuesit e punëtorëve dhe të shtetit të Saksonisë së Poshtme kanë shumicën e votave, pritet t’i shqyrtojë propozimet më 9 korrik. Saksonia e Poshtme zotëron rreth 20 për qind të aksioneve në Volkswagen.

Sipas raportit, mbylljet e mundshme të fabrikave mund të prekin uzinat në Hanover, Zwickau dhe Emden, si dhe fabrikën e Audi-t në Neckarsulm. Nuk është bërë e ditur një afat konkret, por masat mund të zbatohen në periudhë afatmesme. Ndërkohë, CEO Oliver Blume raportohet se po shqyrton ndarjen e markës kryesore Volkswagen në një kompani të veçantë, me qëllim uljen e mëtejshme të kostove.

Situata vjen si pasojë e presioneve ekonomike, pasi në vitin 2025 fitimi neto i grupit ka rënë pothuajse përgjysmë. Volkswagen synon të ulë kostot me rreth 11 miliardë euro deri në fund të dekadës. Më herët, kompania kishte paralajmëruar edhe shkurtime të tjera prej 50,000 vendesh pune deri në vitin 2030, prej të cilave 35,000 në markën Volkswagen. Aktualisht, grupi punëson rreth 657,000 persona në mbarë botën.

Përfaqësuesit e punonjësve kanë reaguar me kritika të ashpra ndaj këtyre raporteve, duke paralajmëruar rezistencë. Në një deklaratë të përbashkët, kryetarja e IG Metall, Christiane Benner, menaxheri i distriktit Thorsten Gröger dhe kryetarja e këshillit të punës Daniela Cavallo theksuan se raportet po shkaktojnë pasiguri te punëtorët dhe se çdo plan i tillë do të kundërshtohet fuqishëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT