Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Drenas ka njoftuar se janë vjedhur panelet e rrethojave të varrezave.
Sipas njoftimit, rasti është paraqitur te organet kompetente të hetuesisë dhe është duke u trajtuar sipas procedurave përkatëse.
Drejtoria u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacione lidhur me rastin të bashkëpunojnë me organet kompetente, me qëllim të identifikimit të personave përgjegjës.
“Bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për mbrojtjen e pronës publike dhe ruajtjen e hapësirave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


