Saturday, August 22, 2026
spot_img
HomeLajmeVinicius rinovon me Real Madridin, zbulohet arsyeja që e bindi të qëndrojë

Vinicius rinovon me Real Madridin, zbulohet arsyeja që e bindi të qëndrojë

Vinicius Junior ka vendosur t’i japë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke rinovuar kontratën me Real Madridin.

Presidenti i agjencisë Roc Nation Sports, Michael Yormark, ka bërë të ditur se arsyeja kryesore e vendimit të brazilianit ishte lidhja e fortë emocionale me klubin madrilen.

“Besoj se vetëm Vini e di këtë, por padyshim që ai zgjodhi të qëndrojë te Real Madridi sepse aty ishte zemra e tij. Aty dëshironte të ishte”, deklaroi Yormark.

Vinicius ishte lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu”, ndërsa në mesin e klubeve të interesuara për të ishte përmendur edhe Arsenali.

Megjithatë, 26-vjeçari zgjodhi të vazhdojë karrierën te Real Madridi, klub të cilit iu bashkua në moshën 18-vjeçare.

Yormark theksoi se Vinicius është shumë i lumtur me vendimin dhe se ka ende shumë objektiva që dëshiron t’i arrijë me klubin spanjoll.

Ai shtoi se braziliani e kishte vendosur veten në një pozitë ku Real Madridi nuk dëshironte ta humbiste dhe se klubi bëri gjithçka për ta mbajtur në skuadër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT