Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeVideoja e partneres i kushtoi shtrenjtë Icardit, pa patentë deri më 2099

Videoja e partneres i kushtoi shtrenjtë Icardit, pa patentë deri më 2099

Futbollistit argjentinas Mauro Icardi i është hequr patenta e shoferit në Argjentinë, ndërsa ndalimi i drejtimit të automjetit është caktuar të zgjasë deri më 1 janar 2099.

Vendimi erdhi pas publikimit të një videoje nga partnerja e tij, China Suárez, ku Icardi shihej duke drejtuar automjetin, ndërsa ajo përkulej nga dritarja gjatë lëvizjes.

Në video, Suárez shihet duke hequr rripin e sigurimit dhe duke nxjerrë pjesën e sipërme të trupit jashtë dritares, ndërsa automjeti ishte në lëvizje.

Përveç heqjes së patentës, Icardi duhet t’i nënshtrohet edhe një vlerësimi për aftësinë e tij për të drejtuar automjetin.

Sipas vendimit të autoriteteve, ndalimi është caktuar deri më 1 janar 2099. Nëse ky afat mbetet në fuqi, ish-sulmuesi i PSG-së do të ishte atëherë 105 vjeç.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT