Sipas deputetit të zgjedhur, Veton Berisha, mosnjohja e rastit të Shehrije Balaj lidhet edhe me faktin se ajo i përkiste komunitetit egjiptian.
Ai thekson se, përveç mungesave institucionale dhe vonesave në trajtimin e rasteve të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, edhe përkatësia etnike ka ndikuar në mënyrën se si disa raste janë trajtuar dhe sa vëmendje kanë marrë nga institucionet dhe shoqëria.
Në këtë kontekst, rasti i saj mbetet, sipas tij, një shembull i një historie që nuk mori njohjen dhe mbështetjen e merituar gjatë jetës së saj.
“Edhe unë habitem pse, pse Shehrija nuk ishte e njohur dhe nuk ja dhamë vlerësimin e merituar si shtet, sepse ajo vërtetë i kontribuoi shtetit, për faktin që dëshmoi për të bëmat e forcave serbe në Kosovë. Nuk po du me paragjyku për shkak të përkatësisë së saj etnike, por ndoshta edhe ajo mund të ishte, ndoshta edhe ajo mund të ishte, për faktin që përfshi secilin rast, përfshi edhe Vasfijen e edhe të tjerët në momentin që kanë dalë në publik, ka marrë vesh e gjithë bota, ndërsa si ka mundësi që disa vite më herët, zonja Shehrije doli, e bëri punën e vet me shumë krenari dhe me hsumë vështirësi pastaj për jetën e saj sepse pastaj nuk ishte e lehtë për jetën e sajë sepse ajo doli në publik, si ka mundësi që zonja Shehrije nuk ishte e njohur për ne dhe të gjithë të tjerët pastaj ishin të njohur. Kjo diferencë dhe ky dallim, normal unë si përfaqësues i atij komuniteti nuk më bën me u ndi mirë sepse kjo mendësi duhet të ndryshoj, dmth duhet të kuptojmë drejtë vepra është vepër që ka ndodhë, nuk njeh përkatësi etnike, nuk njeh person, nuk njeh individ kushdo qoftë ai, vepra është vepër dhe vepra ka ndodhë dhe deri sa ka ndodhë një e tillë atëherë do të duhej që të kishin të njëjtin trajtim e të njëjtin standard dhe normalisht të paktën zonja Shehrije të kishte atë mbështetjen shtetërore dhe ashtu siç e keni parë edhe ju, familja nuk jeton mirë, me shumë vështirësi, që nga atëherë dhe normalisht që nga atëherë ata nuk kanë arritë me marrë veten”, deklaroi Veton Berisha, Deputet i Partisë Liberale Egjiptiane në Kosovë.
Megjithatë, Shehrije Balaj, u nderua nga Vjosa Osmani, sa ishte si ushtruese e detyrës së Presidentes. Osmani, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më 8 mars të vitit 2021, kishte dekoruar me urdhrin “Shotë Galica” tetë gra, të cilat me aktivitetin e tyre kanë dhënë kontribut në avokimin dhe avancimin e barazisë gjinore si dhe në kauzën e përpjekjet për drejtësi.
Bashkë me Vasfije Krasniqin, Shyhrete Tahiri- Sylejmanin, Marte Tunajn, Shoqatën “Thirrjet e nënave”, Shpresa Loshajn e Arjeta Musliun, Osmani dekoroi edhe Shehrije Balajn.
“Si gruaja e parë që dëshmoi në Beograd kundër forcave serbe që e përdhunuan atë gjatë luftës në Kosovës. Ndonëse vdiq në viti n 2018, ajo mbetet heroinë e ditëve të sotme. Për guximin e saj, znj. Shehrije Bala dekorohet me urdhrin presidencial “Shotë Galica”, shkruhej në njoftimin presidencial për dhënien e këtyre dekoratave.


