Don Shtjefni ka folur për të drejtën e komunitetit katolik në Vushtrri për ta praktikuar fenë, pavarësisht numrit të besimtarëve.
Ai tha në emisionin “Kosova Today”, se nuk duhet të pritet që komuniteti të rritet në qindra persona për t’u garantuar e drejta e ushtrimit të fesë.
“Nuk do të thotë që të bëhen 500 që të fillojnë pastaj ta praktikojnë fenë ose t’i zbatojnë të drejtat e njeriut. Ato janë. Nëse është edhe një, atëherë ai guxon ta praktikojë lirinë e fesë. Nuk duhet të presim tash 500 ose 1 mijë e bëhet pastaj. Në Kushtetutën tonë i kemi pranuar vlerat dhe standardet perëndimore, përfshirë edhe të drejtat e njeriut. Çdokujt duhet t’i mundësohet dhe t’i garantohet e drejta për ta praktikuar besimin e tij apo të saj”, tha Don Shtjefni në Klan Kosova.
Ndiqni diskutimin e plotë:


