Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmeVetëm 1.35 metra e gjatë, zjarrfikësja amerikane hyn në Guinness

Vetëm 1.35 metra e gjatë, zjarrfikësja amerikane hyn në Guinness

Një zjarrfikëse nga Florida ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si gruaja më e shkurtër në botë që ushtron këtë profesion, me një gjatësi prej vetëm 1.35 metrash.

Kelso ka pesë vjet që punon si zjarrfikëse në St. Pete Beach të Floridës dhe thotë se ideja për të aplikuar për rekord nisi si një shaka mes kolegëve.

“Një nga kolegët e kërkoi në internet dhe kuptoi se mund të aplikoja”, tregoi Kelso për Guinness World Records, duke shtuar se kur nisi punën si zjarrfikëse nuk e kishte imagjinuar se një ditë do të vendoste rekord.

Pavarësisht shtatlartësisë së saj, Kelso kryen të njëjtat detyra si kolegët, përfshirë hyrjen në ndërtesa që digjen, bartjen e pajisjeve të rënda dhe përballjen me kushte ekstreme.

Madje, ajo thotë se gjatësia e saj mund të jetë një avantazh në situata të caktuara, veçanërisht kur bëhet fjalë për kalimin nëpër dritare ose hyrjen në hapësira të ngushta.

“E bëj punën siç duhet. Shumë nga djemtë këtu më quajnë merimangë, sepse ngjitem kudo ku është e nevojshme”, tha ajo.

Kelso u ka bërë thirrje edhe personave të tjerë që të mos lejojnë gjatësinë apo mendimet e të tjerëve t’ua përcaktojnë kufijtë.

“Mos kini frikë të rrezikoni. Mos lejoni të tjerët të përcaktojnë kufijtë tuaj. Puna si zjarrfikës është e vështirë për këdo, si fizikisht ashtu edhe mendërisht”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, rekordin për zjarrfikësin mashkull më të shkurtër e mban Vince Brasco, i cili është rreth 1.27 metra i gjatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT