Saturday, June 6, 2026
spot_img
HomeLajmeVetaksident i rëndë në dalje të Fushë-Kosovës – 6 të lënduar, mes...

Vetaksident i rëndë në dalje të Fushë-Kosovës – 6 të lënduar, mes tyre edhe fëmijë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në autostradën në dalje për Fushë Kosovë, sipas lexuesve të cilët kanë dërguar pamje dhe informacione nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave nga lexuesit, në aksident janë lënduar gjithsej 6 persona.

Lexuesit raportojnë se në vendngjarje ka pasur ndërhyrje të qytetarëve dhe shërbimeve emergjente.

Sinjali është kontaktuar me Policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit nuk është marrë përgjigje zyrtare për rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT