Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë zonën e Ferizajt kanë shkaktuar vërshime në fshatin Mirash.
Pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv tregojnë se sasi të mëdha uji kanë mbuluar hapësira të shtëpive të fshatit.
Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me situatën me reshjet e dendura të shiut në vend.


