Verona kah minutat e fundit të pjesëve të ndeshjes me ekipin Bologna, i tregoi dhëmbët.
Kjo i mundësoi asaj fitore me rezultat 2-3, përcjell Klankosova.tv.
Vendasit shënuan golin e parë në minutën e 20-të, e realizatori i saj Benjamin Dominguez.
Mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e 38-të kur Domagoj Bradaric futi topin në rrjetën e kundërshtarit.
E minutat shtesë të pjesës së parë për Veronën ishin të dobishëm, ku edhe kaloi në epërsi. Ishte Casper Tengstedt ai i cili e bëri klubin e tifozët që të gëzohen kur rezultati shkoi në 1-2.
Jo fort pas fillimit të pjesës së dytë të përballjes, Dominguez që shënoi edhe golin e parë për Bologna-n e barazoi rezultatin.
Pak minuta para se të përfundonin minutat e rregullt të pjesës së parë – në atë të 88-tin, Santiago Castro e vulosi fitoren për mysafirët të cilët kanë shumë më pak pikë se vendasit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


