Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmeVeriu i Mitrovicës: “Çlirohet” Trepça, shemb garazhet ilegale (VIDEO)

Veriu i Mitrovicës: “Çlirohet” Trepça, shemb garazhet ilegale (VIDEO)

Në Mitrovicën e Veriut është zhvilluar një aksion për rrënimin e mbi 20 garazheve që konsiderohen ilegale dhe që ndodheshin në pronën e Ndërmarrjes “Trepça”.

Rrënimi është kryer me asistencë të policisë dhe mjeteve të rënda, pas përfundimit të afatit të dhënë për lirimin vullnetar të hapësirës, raporton Klan Kosova.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka thënë se komuna nuk është konsultuar për këtë vendim dhe ka kritikuar mënyrën e ndërhyrjes.

“Vendimin për rrënimin e garazheve nuk e ka pranuar komuna dhe për këtë çështje nuk kemi pasur asnjë konsultim”, ka deklaruar ai.

Ndërhyrja ka shkaktuar reagime nga udhëheqja lokale, e cila e ka kundërshtuar mënyrën e realizimit të aksionit, duke pretenduar mungesë konsultimi, ndërsa nga “Trepça” është bërë e ditur se veprimi është ndërmarrë pas mosrespektimit të afatit të vendosur.

Kronika në vijim sjell detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT