Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeVendosen ulëse për personat me nevoja të veçanta në parkun Karagaçi në...

Vendosen ulëse për personat me nevoja të veçanta në parkun Karagaçi në Pejë (VIDEO) 

Disa ulëse të dedikuara për personat me nevoja të veçanta janë vendosur së fundmi në parkun e qytetit Karagaçi në Pejë.

Ky projekt është realizuar nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children dhe Drejtorinë Komunale për Punë të Komunave dhe Shërbimeve Publike, raporton gazetari korrespondent, Valdrin Daci, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Vendosja e këtyre ulëseve është bërë në kuadër të programit tematik: “ Për mbrojtjen dhe të drejten e fëmijëve dhe detyrimi për të ardhmen”, duke siguruar një hapësirë më të qasshme për personat me aftësi të kufizuara, specifikisht për ata që përdorin karrocë.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

The post Vendosen ulëse për personat me nevoja të veçanta në parkun Karagaçi në Pejë (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT