Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeVendimi i Gjykatës, presidenti dhe qëndrimet e AAK-së – Besnik Tahiri sot...

Vendimi i Gjykatës, presidenti dhe qëndrimet e AAK-së – Besnik Tahiri sot në “DPT te Fidani”

Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në pjesën e intervistës kryesore do të flitet për zhvillimet e fundit në skenën politike, masën 30 ditëshe të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, si dhe për vendimin që pritet ta marrë kjo e fundit lidhur me drekretin e Pesidentes, Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu, me Tahirin do të diskutojmë edhe për qëndrimet e AAK-së lidhur me çështjen e presidentit si dhe për mundësinë e shkuarjes ne zgjedhje të jashtëzakonshme.

A është AAK-ja e gatshme për zgjedhje të reja?

Nëse vendin shkon ne zgjedhje, a do ta shohim AAK-në në koalicion parazgjedhor?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT