Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka thënë që si pasojë e politikës ndarëse të Albin Kurtit, janë përçarë edhe familjet.
Ai tha se këtë e ka kuptuar edhe nga tubimet e mëdha e të vogla gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
“Ekziston një përshtypje e përgjithshme që z. Kurti në këto gjashtë vjet është mundu me i përça shqiptarët. Është mundu me injektu mllef, me injektu urrejtje. Dhe përmes urrejtjes me e shfrytëzu si një instrument politik për me i majtë njerëzit në ankth, në afekt, dhe përmes afektit, qytetarët mos me mëndu për telashet që përnime i shqetësojnë”
Behrami madje pohoi se ka vëllezër që nuk flasin mes vete për shkak të politikave përçarëse të Kurtit.
“Qytetarë tashmë e kanë kuptu që urrejtja nuk është opsion. Urrejtja dhe mllefi të cilat ky i ka injektu, ky mllefin dhe urrejtjen e ka futë edhe në familjet tona”.
“Sot vëllai me vëlla nuk flet. Sot në lagje njerëzit nuk flasin mes vete. Këtë urrejtje duhet me e largu”.


