Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeVdiq në një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë i turistit...

Vdiq në një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë i turistit amerikan

Është nxjerrë trupi i pajetë i një turisti amerikan rreth 24-vjeçar, i cili ka humbur jetën pas një vetaksidenti me motoçikletë katër-rrotëshe në Prevallë.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi theksoi se në vendin e ngjarjes kanë qenë të angazhuara njësi të ndryshme policore, në koordinim të plotë, përfshirë komandantin e Stacionit Policor në Prizren dhe Njësinë Rajonale të Trafikut.

“Po ashtu, në operacion kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit, ekipet e emergjencës mjekësore si dhe vullnetarë motoristë me ATV, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e trupit të viktimës”, deklaroi Bytyqi për Klankosova.tv.

Ai shtoi se në konsultim me prokurorin, do të ndërmerren veprimet e tjera hetimore në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Klankosova.tv ka raportuar edhe më herët rreth ngjarjes së rëndë.

Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT