Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeLirohet nga paraburgimi në Serbi, Osman Selmani kthehet te familja

Lirohet nga paraburgimi në Serbi, Osman Selmani kthehet te familja

Osman Selmani është liruar nga paraburgimi në Beograd, pasi ishte arrestuar nga autoritetet serbe në korrik të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Florie Selmani, përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka treguar se familja është takuar me Selmanin në pikën kufitare në Merdare, pas lirimit të tij.

“Me shumë gëzim dhe falënderim ndaj Zotit, ju njoftojmë se sot, më 21.09.2026, babai ynë, Osman Selmani, është liruar nga paraburgimi në Beograd. Sapo u takuam me babanë tonë në pikën kufitare në Merdare. Pas kaq shumë ditësh ankthi, malli dhe pritjeje, ky është një nga momentet më të lumtura për familjen tonë”, ka shkruar ajo.

Selmani ishte arrestuar në pikën kufitare në Mutivodë, nën dyshimin për përfshirje në një rast të cilësuar si “krime lufte”.

Autoritetet serbe e akuzonin atë se më 14 qershor 1999, në lagjen “Sofalia” në Prishtinë, në bashkëpunim me disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte vrarë çiftin Vladimir dhe Persa Stanisavljeviq.

Familjarët e Selmanit i kanë mohuar këto pretendime, duke thënë se në kohën kur dyshohet se ka ndodhur rasti, e gjithë familja ndodhej në Maqedoni, pasi ishte dëbuar nga forcat serbe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT