Tuesday, May 19, 2026
spot_img
HomeLajmeVdes stomatologia Arijeta Bejtullahu

Vdes stomatologia Arijeta Bejtullahu

Ka vdekur stomatologia Arijeta Bejtullahu nga Prizreni, pas një sëmundje të shkurtër.

Oda e Stomatologëve të Kosovës ka bërë të ditur se e ndjera ka vdekur të premten.

Kjo odë shpreh ngushëllime për të ndjerën, duke thënë se kontributi i saj nuk do të harrohet.

“Dr. Arijeta do të kujtohet gjithmonë për kontributin e saj të çmuar në fushën e stomatologjisë dhe përkushtimin e saj ndaj pacientëve dhe kolegëve”.

“Ngushëllimet tona më të sinqerta  për familjen, miqtë dhe kolegët e saj në këto momente të vështira. U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e Odës së Stomatologëve. /Klankosova.tv

The post Vdes stomatologia Arijeta Bejtullahu appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT