Ka vdekur në moshën 89-vjeçare profesori Hajzer Mustafa.
Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët e të ndjerit duke thënë se ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Smrekonicë, por për detaje të tjera do të njoftojnë në vazhdim.
“Babë, të falënderojmë për të gjitha mirësitë që na i dhe, si në rrethin e ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë familjar. Po ashtu, për kontributin tënd të paçmueshëm në arsim për më shumë se 40 vite, do të jetosh nëpërmjet gjeneratave që do vijnë pas nesh”, tha djali i të nderit, Shemsi Mustafa.
The post Vdes në moshën 89-vjeçare profesori Hajzer Mustafa appeared first on Klan Kosova.



