Tuesday, July 28, 2026
spot_img
HomeLajmeVdekja e punëtorit, Rama: Vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë ...

Vdekja e punëtorit, Rama: Vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë është kompetencë e Inspektoratit të Punës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për familjen e punëtorit që humbi jetën në aksidentin e sotëm në një vendpunishte ndërtimore në rrugën A, ndërsa ka kërkuar që hetimet të zbardhin plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë për rastin.

Rama, përmes një reagimi, ka thënë se humbja e një jete në vendin e punës është një tragjedi që duhet të rikujtojë rëndësinë e respektimit të standardeve të sigurisë.

Sipas Ramës, organet kompetente po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti. Ai shtoi se vlerësimi nëse janë respektuar standardet e sigurisë dhe mbrojtjes në punë është përgjegjësi e Inspektoratit të Punës.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së një punëtori në aksidentin e sotëm në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen”.

Në emrin tim dhe të Kryeqytetit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, ndërsa të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë.

Falënderoj Brigadën Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës, ekipet e Urgjencës Mjekësore, Njësinë për Reagim të Shpejtë dhe Siguri, si dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar në këtë ndërhyrje të vështirë.

Rrethanat e aksidentit po hetohen nga organet kompetente. Vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë është kompetencë e Inspektoratit Qendror të Punës, institucion në kuadër të nivelit qendror, dhe presim që hetimet të zbardhin plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë për këtë rast.

Humbja e një jete në vendin e punës është një tragjedi që duhet të na rikujtojë të gjithëve se siguria në punë duhet të jetë prioritet i panegociueshëm dhe standard që respektohet në çdo vendpunishte.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT