Thursday, July 30, 2026
spot_img
HomeLajmeVazhdon verifikimi i objekteve në Ujman, Ibër-Lepenci kërkon dëshmi të pronësisë (VIDEO)

Vazhdon verifikimi i objekteve në Ujman, Ibër-Lepenci kërkon dëshmi të pronësisë (VIDEO)

Ndërmarrja publike “Ibër-Lepenci” ka vazhduar edhe këtë javë procesin e verifikimit të pronave duke u dërguar pronarëve kërkesa të reja për dëshmi që vërtetojnë pronësinë e objekteve.

Korrespodenti i Klan Kosova, Urall Boshnjaku tha se ndërmarrja Ibër-Lepenci po kërkon verifikim të pronësisë së objekteve që pretendohet se janë të ndërtuara mbi parcelat e kësaj ndërmarrje.

“Kompania publike “Ibër-Lepenci”, po vazhdon me verifikimin e të gjitha pronave që pretendohet se janë të ndërtuara në parcelat…në pjesën e parcelës që janë pjesë e pronësisë së kompanisë Ibër-Lepenci dhe radhën e ka pasur fshati Vukojeviq i cili ndodhet pranë Ujmanit afër fshatit Bërnjak e ku Ibër-Lepenci vetëm dje gjatë ditës ka dërguar së paku 10 kërkesa për konfirmim të pronësisë te pronarët e vilave që ndodhen në brigjet e Ujmanit dhe që dyshohet se janë të ndërtuara ilegalisht në tokën e Ibër-Lepencit”, tha ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT