Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeVazhdojnë të rriten pritjet në pikat kufitare, tek Dheu i Bardhë mbi...

Vazhdojnë të rriten pritjet në pikat kufitare, tek Dheu i Bardhë mbi një orë

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot gjatë ditës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona deri në 70 minuta janë tek Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa në Bërnjak pritjet janë deri në 10 minuta, në Jarinje, Merdarë dhe Muçibabë pritjet janë deri në 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë dhe për të dalë në Kosovë nuk zgjasin më shumë se pesë minuta. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT