Sot do të varroset Arijeta Rexhep Luzha, 29-vjeçarja nga fshati Vraniq i Suharekës, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku të shtunën.
Varrimi i saj do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e fshatit Vraniq, shkruan Klankosova.tv.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e djeshëm në rrugën Bukosh-Savrovë, ku ishin përfshirë dy vetura.
Përveç viktimës, lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër./Klankosova.tv


