Sunday, August 16, 2026
spot_img
HomeLajmeU dyshua për mjet shpërthyes në Jabllanicë, FSK-ja del për deminim

U dyshua për mjet shpërthyes në Jabllanicë, FSK-ja del për deminim

Një mjet i dyshuar shpërthyes është raportuar se është gjetur pasditen e së shtunës në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Sipas Policisë, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes deri në daljen e njësitit për deminim të FSK-së.

Pas ekzaminimit, njësiti për deminim ka konstatuar se nuk bëhej fjalë për mjet shpërthyes, thuhet përmes raportit 24-orësh të Policisë./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT