Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeLajmePuna e “shleperëve” nesër nuk lejohet në autoudhë – kufizim për kamionët...

Puna e “shleperëve” nesër nuk lejohet në autoudhë – kufizim për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër, nga ora 11:00 deri në 17:30, do të ndalohet përkohësisht qarkullimi në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë.

Masa vjen për shkak të temperaturave të larta, që pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, ndërsa nga masa përjashtohen automjetet e emergjencës, policisë dhe institucioneve shëndetësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT