Një komandant i Hamasit që po planifikonte sulme “së shpejti” ndaj trupave izraelite u vra nga një sulm izraelit në Rripin e Gazës të hënën, thanë ushtria izraelite dhe shërbimi i sigurisë, Shin Bet.
Nga ky sulm u vra Younes Mohammed Hussein Alian, i cili nga ushtria izraelite dhe agjencia Shin Bet u identifikua si shef i forcës detare të Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Ushtria izraelite tha se Aliani ishte duke punuar për rikthimin e kapaciteteve të Hamasit në veriun e Gazës dhe planifikonte që të kryente sulme kundër “trupave izraelite që operojnë në Rrip dhe Shtetit të Izraelit në kornizën e afërt kohore”.
“Terroristi u godit në mënyrë precize, pasi paraqiste një rrezik real ndaj trupave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit” – thuhet në një deklaratë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


