Sunday, August 16, 2026
spot_img
HomeLajmeUshtria izraelite thotë se komandanti i lartë i Hezbollahut u vra në...

Ushtria izraelite thotë se komandanti i lartë i Hezbollahut u vra në një sulm në Libanin jugor

Ushtria izraelite ka bërë të ditur të dielën se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut, një ditë pas sulmeve vdekjeprurëse në jug të Libanit.

Sipas ushtrisë izraelite, Abu Hassan Alaa ishte përfshirë në organizimin e disa sulmeve kundër forcave izraelite, përfshirë edhe lëshimin e dronëve shpërthyes ndaj ushtarëve në Libanin jugor.

Një valë sulmesh izraelite të shtunën në jug të Libanit la të paktën 11 persona të vdekur, përfshirë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

Zyra e kryeministrit izraelit e kishte akuzuar Hezbollahun për shkeljen e armëpushimit, duke thënë se tre ushtarë izraelitë u plagosën rëndë në një sulm të grupit në jug të Libanit, raporton CNN.

Ushtria izraelite tha se si kundërpërgjigje kishte goditur një seli të forcave elitare Radwan të Hezbollahut, ku sipas saj u vra një komandant batalioni dhe disa persona të tjerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT