Sunday, August 16, 2026
spot_img
HomeLajmeProkuroria kërkon paraburgim për Vezir Hazirajn

Prokuroria kërkon paraburgim për Vezir Hazirajn

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj V.H., i dyshuar për “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”, lidhur me një rast të ndodhur më 7 gusht në fshatin Orroberd të Komunës së Istogut.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:40, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet të dyshuarit dhe të dëmtuarit D.H., e cila më pas ka eskaluar në përleshje fizike.

“Gjatë incidentit, V.H. dyshohet se ka nxjerrë një pushkë gjuetie të modifikuar dhe ka shtënë në drejtim të D.H., duke e goditur në kofshën e majtë. Si pasojë, i dëmtuari ka pësuar lëndime trupore të rrezikshme për jetën. Pas të shtënave, i dyshuari dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë transmeton Klankosova.tv.

Sipas organit të akuzës, ekziston dyshimi i bazuar se V.H. ka mbajtur në pronësi dhe posedim të paautorizuar armë, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për armët. Përveç pushkës së gjuetisë së modifikuar, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, gjatë hetimeve është përfshirë edhe një armë e shkurtër, përkatësisht revole, për të cilën dyshohet se nuk ka pasur leje përkatëse.

Ndërkohë, një ditë pas incidentit, më 8 gusht, rreth orës 20:53, V.H. dyshohet se ka bërë një publikim në rrjete sociale me përmbajtje kërcënuese ndaj personave zyrtarë.

Sipas Prokurorisë, përmes këtij publikimi, të dyshuarit u ka kanosur seriozisht me dëmtim, duke përmendur përdorimin e armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese.

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe kërkesën për këtë masë ia ka paraqitur Gjykatës kompetente për vendosje.

Vendimin për kërkesën e Prokurorisë do ta marrë gjykata kompetente.

Plagosja në Istog: Pas disa ditësh në arrati, arrestohet Vezir Haziraj

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT