Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeShowbizUshtria amerikane vrau tre persona në një sulm të ri në Karaibe

Ushtria amerikane vrau tre persona në një sulm të ri në Karaibe

Ushtria amerikane realizuan një sulm të ri ndaj një anijeje në Karaibe, ku tre persona u vranë, konfirmoi ministri i Luftës, Pete Hegseth.

Ky është sulmi i fundit në një seri goditjesh vdekjeprurëse në kuadër të fushatës të administratës së presidentit Donald Trump kundër trafikimit të drogës.


“Sot, me urdhër të presidentit Trump, Ministria e Mbrojtjes realizoi një goditje fatale ndaj një anijeje që drejtohej nga një organizatë që autoritetet amerikane e konsiderojnë si terroriste”, shkroi Hegseth në një postim në rrjetin social X dhe shtoi se “anija po trafikonte narkotikë në Karaibe dhe u godit në ujërat ndërkombëtare”.

Hegseth shtoi se forcat amerikane nuk pësuan humbje në sulm. Ky incident është pjesë e një fushate më të gjerë për të cilën Uashingtoni thotë se ka për qëllim ndalimin e fluksit të drogës në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë 17 sulmeve të deritanishme, ushtria amerikane ka vrarë gjithsej 70 persona dhe ka shkatërruar 18 anije. Janë regjistruar vetëm tre të mbijetuar – dy prej tyre u mbajtën përkohësisht nga marina amerikane para se të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës, ndërsa i treti konsiderohet i vdekur pas një kërkimi të realizuar nga marina e Meksikës.

Administrata Donald Trump e ka njoftuar Kongresin amerikan se janë në “konflikt të armatosur” me kartelat e drogës që nga data 2 shtator dhe ata që janë vrarë janë cilësuar si “luftëtarë armiqësorë”.

Me këtë, administrata pretendon se ka autoritet për të realizuar sulme fatale pa mbikëqyrje gjyqësore, duke u mbështetur në një urdhër sekret të Ministrisë së Drejtësisë.

Megjithatë, disa anëtarë të Kongresit dhe organizata për të drejtat e njeriut kundërshtojnë këtë bazë ligjore.

Ata thonë se trafikanët e dyshuar të drogës duhet të ndiqen penalisht, siç ka qenë praktika para se Donald Trump të merrte detyrën e presidentit. Një kontroversë shtesë krijon edhe fakti që administrata deri tani nuk ka bërë publike. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT